Connection can not be realized modem not found
Kur ju klikoni ikonen per tu lidhur me ABCOM-in dhe nuk ju hapet dritarja e lidhjes por nxjerr nje tabele tjeter qe thote se lidhja nuk mund te realizohet sepse modemi nuk u gjet, kjo tregon se modemi nuk eshte ne pune, pra nese keni modem te jashtem sigurohuni qe eshte i ndezur dhe i lidhur me kompjuterin.
No dialtone
Ne fillim duhet pare nese linja e telefonin qe lidhet tek kompjuteri juaj ka sinjal. Kjo mund te provohet duke e lidhur kete linje ne nje pajisje telefoni. Ne rast se arrini te degjoni sinjal atehere duhet pare nese linja eshte vendosur tek porta LINE e modemit. Ne rast se edhe pas kesaj del i njejti problem (no dialtone) atehere duhet kontrolluar pajisja modem.
Modemi nuk pergjigjet
Ne rradhe te pare sigurohuni qe modemi te jete i instaluar korrekt. Ne rast se nuk jeni te sigurte, mundohuni ta c’instaloni dhe ta riinstaloni edhe njehere. Mos harroni se per te bere kete veprim duhet te keni CD instaluese te modemit.
Ne rast se ju keni modem te jashtem, duhet te siguroheni qe ai te jete i ndezur dhe te gjitha kabllot e tij te jete lidhur me komjuterin ne menyre korrekte. Pra Modemi te jete i lidhur me kompjuterin dhe linja e telefonit te jete futur tek hyrja Line modemit.
Porta e hapur ose modemi eshte i zene nga ndonje program tjeter
Ky problem shfaqet kur programe qe shfrytezojne lidhjen dialup (psh. FAX), jane aktive. Perpara se te kryeni lidhjen me ABCom sigurohuni qe keto programe te jene mbyllura. Ne disa raste ndodh qe ky problem shkaktohet nga kycja jo e rregullt e modemit. Provoni ti beni nje RESTART kompjuterit tuaj.
Kompjuterit qe po i telefononi nuk jep pergjigje
Sigurohuni qe numri i telefonit qe ju nevojitet per te kryer lidhjen eshte korrekt. Per Tiranen dhe Durresin ky numer eshte 7175671, per rrethet e tjera 048600010. Ne rast se linja nuk eshte direkte por nepermjet nje centrali, sigurohuni qe perpara numrit te serverit te jete vendosur prefiksi ose kodi i centralit.
Autentifikimi ka deshtuar (Username or Password incorrect)
Ky problem shfaqet kur emri i perdoruesit() ose fjalekalimi() vendosen gabim. Eshte e detyrueshme qe passwordi dhe username te jene me germa te vogla. Sigurohuni qe kur shkruani passwordin, CAPS Lock te jete I fikur.
Bad login
Ky error del tek Outlook Expres ose Eudora dhe Username ose password nuk jane shkruar korrekt. Duhet te siguroheni qe username ne kete rast shkruhet pa prapashtesen (.ppp)
Lidhja shkeputet shpesh
Ne pjesen me te madhe te rasteve shkaku kryesor per shkeputjen e shpeshte te lidhjes jane linjat telefonike me probleme. Ne keto linja shpejtesia e lidhjes se dialup nuk eshte e qendrueshme.
Nje tjeter problem jane dhe linjat ne MUX. Shpejtesia e lidhjes dialup eshte shume e ulet e rendit 7200-9600 bps. Shume here kjo shpejtesi behet shkak I shume problemeve te lidhjes dialup.
Outlook Express nuk arrin te terheqe mesazhet
Ne rastet kur Outlook Express tregon se sa mesazhe keni dhe fillon ti terheqe ato por nuk i terheq dot ato, kjo ndodh kur keni nje e-mil te madh ne madhesi dhe nuk terhiqet dot. E vetmja mundesi per ti marre mesazhet eshte qe te hyni ne posten tuaj elektronike nga faqja ne internet pra http://www.abcom.al dhe te shihni mesazhet qe keni. Ose njoftoni suportin teknik (Help-Desk) per ta bere kete kontroll.
Unable to locate the mail server
Sigurohuni qe lidhja dialup eshte realizuar. Per te kuptuar kete ju ndihmojne dy monitoret ne te djathte poshte, afer ores se kompjuterit tuaj.
Sigurohuni qe te dhenat e POP/SMTP te jene te sakta qe per rastin tone jane:
POP3: mail.abcom-al.com
SMTP: mail.abcom-al.com
Mailbox in use
Zakonisht ky problem shfaqet kur lidhja me serverin shkeputet ne menyre te crregullt. Duhet te prisni 15-20 minuta dhe ta riprovoni.
Server Timeout
Teknikisht limiti i madhesise se nje mesazhi qe ju mund te merrni eshte e rendit 1.5mb. Ky problem shfaqet kur madhesia e mesazhit kalon kete vlere. Per te transferuar skedare te medhenj, ju devojitet te instaloni nje program FTP. Per informacion kontaktoni Helpdesk.
Nje tjeter faktor qe sjell ne lindjen e ketij problemi eshte dhe shpejtesia e ulet e lidhjes. Shkak per kete jane problemet fizike te linjes.
Serveri nuk pergjigjet (Server not responde)
Ky error mund te shfaqet tek Outlook Express dhe del ne rastet kur username ose passwordi eshte shenuar gabim tek konfigurimi i outlook Express. Pra duhet te rishkruani dhe nje here passwordin tek mail account i Outlook Express.
The page cannot be displayed
Ky problem shfaqet per disa arsye:
Ju nuk jeni te lidhur. Perpara se te hapni Internet Explore vendosni lidhjen e dialup.
Hapni IE dhe shkoni tek menuja FILE/WORK OFFLINE. Sigurohuni qe opsioni “work offline” te jete i paselektuar.
Shkoni tek menuja TOOLS > INTERNET OPSIONS > SECURITY. Sigurohuni qe te kater opsionet te jene ne parametrat optimal, pra butoni DEFAULT LEVEL te jete pasiv.
Tek menuja CONNECTIONS duhet te jete aktive opsioni Always dial my default connection.Problem per mos funksionimin e internetit eshte dhe aktivizimi I nje programi “firewall”.