Pikat e shitjes

Tiranë Durrës Vlorë Shkodër Lushnje Elbasan K...

Lajmet e fundit

Ndryshimi i tarifave te thirrjeve kombëtare dhe ndërkombët...

Punësim

Krahas investimeve të mëdha në fushën e teknologjis&eum...

Koordinator Shitjesh

E ardhmja është ABCom

Nëse mendoni se keni energjinë e duhur për të sfiduar mundësitë që ofrohen për ju nga ABCom, kompania e parë në Shqipëri, e cila prezanton ekskluzivisht për konsumatorin produktin 3N1, Internet, Televizion Dixhital Kabllor dhe Telefoni Fikse, një mundësi e shkëlqyer vjen për ju.

Ne jemi një kompani që rritet me shpejtësi dhe që vlerëson cdo punonjës me ambicie profesionale, duke sjellë një mentalitet të ri përsa i përket politikave të kompanisë dhe burimeve të saj njerëzore.

 

Në kuadër të zgjerimit të kompanisë dhe portofolios së produkteve të saj, kompania kërkon të rinj profesionistë me eksperiencë për pozicionin "Koordinator Shitjesh”, per qytetin e Pogradecit.

Detyrat kryesore dhe përgjegjësitë:


-Ndjek, monitoron dhe koordinon procesin e shitjeve ne degen e Pogradecit, me qellim arritjen e objektivave te percaktuar ne strategjine e shitjeve.

-Merr informacion/feedback te vazhdueshem nga shitjet ne dege si edhe raportime te detajuara mbi ecurine e shitjeve.

-Harton raporte te detajuara te shitjeve/konkurrences/problematikave dhe ja ben me dije Kordinatorit kombetar dhe RMS Menaxher.

-Merr informacion te vazhdueshem nga deget mbi procesin e churn dhe ben propozimet e duhura.

Monitoron dhe informon ne menyre periodike mbi ofertate tregut dhe konkurences dhe I raporton ato tek kordinatori kombetar dhe RMS Menaxher.

-Monitoron, kontrollon dhe Bashkepunon me menaxheret e degeve perkatese ne vleresimin e ecurise se operatoreve te shitjes.

 
-Trajnon/udhezon në mënyrë të detajuar stafin duke krijuar nje ekip me performance të lartë


-Njeh  politikat e kompanisë, kodin etik të biznesit dhe t’i implementojë brenda ekipit të shitjeve.


-Raporton, vlerëson dhe përmirëson në menyrë periodike procesin e shitjeve.

Profili:
-Eksperiencë 3-4 vjecare në shitje, preferohet ne industrine e telekomunikacionit
-Diplomë universitare, e parapëlqyer në Menaxhim
-Aftësi menaxhuese
-I/E orientuar drejt objektivave të shitjes
-Të menduar dhe vepruar strategjik
-Njohës i strategjive të marketingut
-Vetëmotivim i lartë për të sfiduar tregun e shitjeve
-Nivel i pëlqyeshëm i gjuhës angleze

 

Kandidatët e interesuar duhet të dërgojnë një CV dhe një Letër Interesi në abcomhr@abcom.al ose në zyrat e ABCOM në adresën : Abcom Shpk, Rr. Dëshmorët e 4 Shkurtit, Kompleksi Green Park, Kulla 2, Kati V, Tiranë.

Kjo mund të jetë mundësia juaj

Vetëm aplikantët e përzgjedhur do të kontaktohen.

Te gjitha te drejtat te rezervuara. Riprodhimi dhe shpėrndarja ėshtė e ndaluar. © ABCom sh.p.k 2016

  Ne jemi ne linje - Filloni Biseden