IP VPN
VPN eshte nje rrjet privat i krijuar brenda infrastructures se nje rrjeti publik.Duke krijuar VPN zyrat ose individet mund te aksesojne ne menyre te sigurt rrjetin e organizates se vet.Duke konfuguruar nje VPN,ne rrjete mund te share-ohen te dhena njelloj sit e ishin te lidhur me kabell ne nje LAN point-to-point.Siguria ne VPN realizohet me ane te teknikes se tunelimit,ku paketat enkriptohen,payload i enkriptuar enkapsulohet brenda paketes.Perfitimi i VPN eshte qe lejon nje organizate per te pasur lidhje te sigurt midis zyrave ose perdorueseve te ndara gjeografikisht duke perdorur lidhjet ekzistuese ekzistuese (ADSL, ISDN, kabell ).Protokollet qe e suportojne kete sherbim jane PPTP,IPsec,L2F,L2TP.
ABCom ne infrastrukturen backbone IP i ka dhene prioritet protokollit IPsec ne menyre qe IP VPN te konvergjoj ne nje sherbim me prioritet te larte.
Pse VPN?
Ka disa arsye per ndertimin e VPN,por me i rendesishme eshte qe virtualizohet komunikimi midis anetareve te nje organizate qe jane gjeografikisht te ndare, komunikimi eshte “i padukshem” nga jashte dhe njekoheshisht ka avantazh sepse perdor infrastrukuren ekzistuese.Sherbimi IP VPN lejon klientet tane (organizata qeveriteare dhe jo-qeveritare,bankat, dhe institucione te ndryshme) te logohen ne rrjetin e kompanise dhe te realizojne ne lidhje te shpejt dhe te sigurt. Nje arsye tjeter eshte se ky komunikim eshte mjaft ekonomik, nje koleksion rrjet virtual qe implementohet ne nje rrjet te vetem fizik eshte me i lire per te operuar.
Perdorimi i VPN
Para se te dini kohen dhe burimet qe duhet per te konfiguruar dhe mirembajtur VPN, ju duhet te dini pse ju nevojitet dhe si duhet ta perdorni.Nese doni ta perdorni vetem per akses remote te mail atehere VPN nuk eshte shume praktike.VPN eshte e pershtatshem per aplikacionet e bizneseve si ato qe shpjegohen me poshte.
Rrjeti i brendshem midis zyrave
VPN mund te perdoret kudo ku kerkohet nje lidhje e sigurt point-to-point midis zyrave qe ndodhen larg. Per shembull, nje spital i madh sistemi kryesor eshte ne zyren e administrates ndersa laboratoret ndodhen ne vend tjeter.Ne vend qe te realizohet lidhje me ane te linjave, mund te krijohet nje VPN me kosto te ulet dhe te dhenat mund te shkembehen ne menyre te sigurt mbi linja telefonike.Nje pajisje VPN (switch,router ose server) vendoset midis rrjetit te departamentit dhe rrjetit kryesor.
Rrjeti i jashtem
Nje kompani mund te kete nje dege te vogel ose punonjes qe hyn remote dhe qe puna e tyre varet nga zyra qendrore ose mund te kete klient qe duan te kene akses te sigurt te dhenash.
|